Sot zhvillohet seanca e radhës në Gjykatën Administrative për padinë qesharake të Erion Veliajt, kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, kundër prokurorit të SPAK, Ols Dado.
Kryebashkiaku i Tiranës, i akuzuar për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj, kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si prokuror.
Që prej arrestimit të tij në shkurt të vitit 2025, Veliaj ka zhvilluar një fushatë sulmesh ndaj SPAK, prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarëve.Sot Erion Veliaj pritet të bëjë shfaqjen e radhës në Gjykatën Administrative ku edhe pse padinë e ka bërë vetë vijon të përdorë skema për zvarritjen e proceseve gjyqësore ashtu siç bën dhe në GJKKO, vetëm me ndryshimin se atje nuk shkon se ka frikë të përballet me akuzat, provat dhe faktet që janë gjetur ndaj tij për korrupsion, për pastrim të produkteve të veprës penale, për shpërdorim detyre, për fshehje pasurie dhe për futjen e sendeve të ndaluara në qeli.Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbërritur këtë mëngjes në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë për gjyqin ndaj prokurorit Ols Dado. Dhe nuk ka harruar që prangat në duar ti fshehë sërish me një libër.
Në këtë proces gjyqësor, palë të tjera janë edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Presidenca e Republikës. Ndërkohë, janë zhvilluar disa seanca dhe çështja ndodhet në fazën fillestare, ku pritet nëse Veliaj, nëpërmjet mbrojtësit të tij Plarent Ndreca, do të arrijë të legjitimohet për të vijuar këtë padi.
© SYRI.net