Të afërmit e 58-vjeçarit Kosta Plaka, i cili mbeti i vrarë mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Vidhisht të Roskovecit, tregojnë se krimi ishte paralajmëruar prej kohësh.
Vëllai i viktimës rrëfen se autori i dyshuar, Refit Buzi, autori njihej nga policia si person me precedentë penalë, pasi ishte arrestuar 3 herë dhe 3 herë kishte dalë nga burgu thotë vëllai i viktimës. Jo vetëm kaq disa herë e kishte kërcënuar familjen
Ata kanë dëgjuar kur autori thërriste ‘do ju vras të gjithëve’ , edhe pse thirrën policinë ajo erdhi një orë me vonesë
“Vetëm zhurmë dhe bërtisnin brenda. Nuk shkonim dot brenda se s’kishim armë. Ai bërtiste “hajdeni se do t’iu vras të gjithëve”. Morëm policinë, ka ardhur pas një ore. Doli nga dritarja, e mori edhe çupën peng, iku. Vajza qëndronte këtu. Kishin probleme, tre herë është arrestuar dhe tre herë ka dalë.
Vajti në Tiranë para disa mujash me armë, gjoja ishte lodër. E morën e mbajtën 1 muaj dhe e nxorrën prapë. Këtu ishte në arrest shtëpie. Gjithmonë kërcënonte. I thoshte vajzës “pa mua nuk e bën dot jetën, do t’i vras të gjithëve.Vajta ”. Ishte vrasje e paramenduar, shprehet vëllai.
Shtetasi Refik Buzi ka hyrë i armatosur me një armë gjahu (çifte) në banesën e familjes së ish-të fejuarës së tij. Ai ka qëlluar për vdekje ish-vjehrrin Kosta Plaka 58 vjeçar i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Më pas, autori ka qëlluar edhe ish-vjehrrën Beleren 55 vjeçare, të cilën e ka plagosur dhe më pas ka marrë ish të fejuarën dhe është larguar.
© SYRI.net