Forcat RENEA kanë rrethuar zonën ku dyshohet se fshihet 35-vjeçari Refit Buzi, autori i dyshuar i krimit të rëndë në fshatin Vidhisht të Roskovecit.
Burimet e fundit bëjnë me dije se autori ka liruar ish të fejuarën, 28 vjeçaren Rosalinda Plaka ndërsa policia ka lokalizuar vendin ku ndodhet autori në fshatin Mbërs 5 km larg nga vendi ku ndodhi vrasja. Ai fshihet në një zonë pyjore. Ata kanë arritur ta lokalizojnë vendin përmes sinjalit të telefonit të 28 vjeçares.
Buzi vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka dhe më pas mori me forcë ish-bashkëshorten e tij, duke u larguar nga vendngjarja.
Policia ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij, ndërsa forcat speciale RENEA janë angazhuar për arrestimin e autorit të dyshuar.
Sipas informacioneve paraprake, 35-vjeçari kishte pasur konflikte të mëparshme me familjen e ish-bashkëshortes dhe ndaj tij kishte pasur denoncime për kërcënime.
Operacioni vijon, ndërsa policia po punon për të siguruar edhe shpëtimin e ish-bashkëshortes së tij, e cila dyshohet se mbahet ende me forcë. Deri më tani nuk dihet asgjë mbi fatin e të resë, Rozalinda Plaka.
© SYRI.net