Lajmi i fundit

Vrau ish-vjehrrin, mbajti peng të fejuarën: I jep fund jetës Refit Buzi pas dështimit të negociatave me RENEA-n

I mbyllur në makinë, Buzi vijon të rezistojë! Autori i krimit në Roskovec nuk bindet nga RENEA

15:17, 24/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Forcat RENEA vijojnë negociatën prej disa orësh tashmë për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet. 

Forcat e policisë i janë afruar makinës ku ndodhet autori dhe po përpiqen ta bindin të vetëdorëzohet, ndërsa në terren janë pozicionuar edhe snajperët e forcave speciale RENEA, të gatshëm për të ndërhyrë nëse situata përshkallëzohet.

Ngjarja e rëndë që tronditi Roskovecin ndodhi sot në mëngjes kur 35 vjeçari Refik Buzi ka shkuar në banesën e ish të fejuarës  së tij Rozalinda Plaka  në Vidhisht të Roskovecit dhe ka vrarë babain e saj Kosta Plaka 58 vjeç dhe ka plagosur gruan e tij Belere Plaka 55 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Fierit. Pas krimit ai ka marrë peng ish të fejuaren dhe e ka liruar pas 4 orësh, ndërsa ai vijon të jetë në makinë në fshatin Kurjan ku është rrethuar nga RENEA dhe FNSH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco