'Arresto e liro...' Krimi i paralajmarëruar në Roskovec, autori në 'arrest shtëpie!' Dëshmia: Policia s'e hapte telefonin

09:46, 24/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dëshmitë e reja të të afërmve të familjes Plaka e cila sot u trondit nga krimi i rëndë janë provë se ‘vrasja ishte e paralajmëruar’. Se autori, Refit Buzi i cili sot në mëngjes hyri në banesën e familjes Plaka, vrau kryefamiljarin, Kosta Plaka, plagosi kryefamilarjen Beleren, ndërsa mori peng vajzën e tyre e cila I kishte dhënë fund lidhjes dhe refuzonte të bashkohej ishte favorizuar nga drejtësia.

Kishte hyrë e dalë nga burgu 3 herë, ndërsa aktualisht, kur dhe kishte kryer krimin ndodhej nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ .

Ndërkohë një i afërm i familjes Plaka thotë se ka telefonuar policisë por nuk i ishte përgjigjur.

Dëgjuam krismën në orën 5 të mëngjesit, ishim në gjumë të gjithë. Nga krisma e parë u çova nga gjumi, dola direkt në ballkon nga kati i dytë edhe pashë që po krijohej zhurmë nga shtëpia e xhaxhait. Pasi dëgjova krismën e dytë, prapë kishte zhurmë. I bie policisë, policia s'e hapte telefonin, s'ngrihej as policia asgjë. Kjo ngjarje është e paralajmëruar disa herë, është kapur disa herë ky person në fjalë, policia e kap, prokuroria e nxjerr... policia e kap, prokuroria e nxjerr. Kështu që sot është një ngjarje e rëndë.

Nusja e xhaxhait është në spital, ne nuk e dimë se si është gjendja. Ka rrëmbyer edhe çupën. Vajza është 23-24.  Konfliktet kanë ndodhur, kemi qenë në dijeni, ka qenë e paralajmëruar për punën e vajzës. Ata kishin Probleme si çift, kanë qenë dikur të lidhur, u ndanë, dhe kjo është situata sot.

Madje ai tregon se autori e kishte kërcënuar vajzën edhe në Tiranë dhe autori pasi ishte mbajtur një muaj në pranga ishte liruar.

“Kjo situatë është lajmëruar kushedi sa herë, ka qenë me kërcënime. Ka ardhur e ka kërcënuar edhe në Tiranë vajzën duke punuar atje. E ka kërcënuar me armë, e ka marrë policia, e ka nxjerrë pas një muaji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco