Lajmi i fundit

LIVE/ Task Force, Edi Rama i terrorizuar nga protesta

VIDEO/ Bllokohet aksi Moglicë – Gramsh, rënie dherash e gurësh nga shpatet e malit

17:02, 08/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kanë mjaftuar disa orë shi pasditen e kësaj të hëne, që aksi Moglicë – Gramsh të bllokohet sërish.

Reshjet e shiut kanë sjellë një situatë shqetësuese në këtë aks, ku si pasojë e reshjeve është bllokuar aksi.

Si pasojë e motit masa të mëdha dheu e gurësh janë shkëputur nga shpatet anësore të malit, duke bllokuar një pjesë të rrugës dhe duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

Aktualisht puna po zhvillohet vetëm në njërin krah të rrugës, pasi ndërhyrja e plotë mbetet e vështirë për shkak të prurjeve të vazhdueshme.

Autoritetet dhe grupet e punës po monitorojnë situatën në vazhdim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco