Protesta e 20 shkurtit/ Gjykata liron të ndaluarit, 9 arrestime i quan të ligjshme - Avokatët: Do apelojmë

12:15, 23/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Tiranës  ka caktuar 'detyrim me paraqitje' për 17 nga 18 të ndaluarit pas protestës së opozitës së 20 shkurtit.

Ndërsa për një person nuk u caktua masë sigurie pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nëntë arrestime u konsideruan nga gjykata të ligjshme dhe 9 të paligjshme. Arrestimi i ligjshëm u konsiderua edhe për 2 nga 3 të miturit e arrestuar.

Avokatja Adriana Kalaja deklaroi se do të apelojë vendimin si dhe paralajmëroi kallëzim penal pasi ‘janë kryer veprime arbitrare e shpërdorim detyre’.

"Policia kishte çuar në prokurori procesverbale të njëanshme, të cilat ishin të pabazuara në prova dhe nga ana tjetër pretendohej për marrjen e masave nga ana e policisë, ndërkohë që ne jemi të gjithë dëshmitarë që policia refuzoi të merrte përsipër mbarëvajtjen e protestës, sepse nuk pranonte që të zhvillohej kjo protestë.

Unë kam qenë avokate, përfaqësuese e personave të cilët kanë qenë në furgon dhe gjatë marrjes në pyetje, asnjë nga oficerët e policisë gjyqësore në komisariat nuk ka ngritur pretendimin që në furgon janë gjetur sende të paligjshme.

Është dhe deputeti që ka qenë i pranishëm atë natë e deri vonë. Fakti që të ndaluarit orën më të madhe e kanë orën 21:00, ndërkohë që procesverbalet e marrjes në pyetje dhe të ndalimit janë të orëve 2 deri në 3 të mëngjesit, tregon se vetë oficerët e policisë gjyqësore kanë pritur urdhër se çfarë do bënin me të shoqëruarit. Pra kjo jo vetëm është një gjë e përsëritur, po kjo është e qartë që është tentativa e tyre për të intimiduar protestuesit dhe për të arritur në këtë pikë.

Ne mendojmë që edhe për këtë pjesën që sot janë shpallur të ligjshme arrestimet, ne patjetër që përveçse ankimit do të, do të, do t'i çojmë edhe për kallëzim penal sepse janë vepra të rënda për veprime arbitrare dhe shpërdorim detyre" tha Kalaja. 

Avokatja Eda Grimçi mbrojti 2 të miturit.

"Arrestimi është konstatuar i ligjshëm dhe për dy të miturit e tjerë që pretendohet që janë gjetur Molotov në çantat e shkollës, sepse dhe aty kemi parë dhe pamjet filmike që tregonte që ishte Molotovi aty në librat e shkollës.

Prindërit e tyre deklaruan se nuk kërkojnë të mbrohen nga avokatët e Partisë Demokratike. Thanë që këtë çështje do ta ndjekin dhe do bëjnë kallëzim dhe duan që të bëhet kqyrja edhe e vendit ku ka ndodhur kjo ngjarje, kush ka qenë personi që i ka futur Molotovin, dhe deklaruan që personi që i ka futur Molotovin u ka thënë, nëse ju kapin, do të thoni që na kanë paguar.

Nuk kanë bërë as 10 hapa, se kjo gjë ka ndodhur në orën 7:45, kur ne kemi qenë akoma te Kryeministria. Nuk kanë bërë as 10 hapa dhe pastaj janë ndaluar nga katër civilë. Kjo është historia që ata e kanë deklaruar para gjykatës, e kanë deklaruar dhe në komisariat dhe patjetër që kjo çështje do hetohet, sepse ata vetë kërkuan dhe prindërit kërkuan që kjo çështje të hetohet për t'u zbardhur e vërteta, çfarë ka ndodhur me këta dy fëmijë dhe kush e ka futur Molotovin në çantën e këtyre. E besoj edhe ne vetë do kërkojmë që kjo çështje të hetohet'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco