Të shtëna me armë në Velipojë/ Konfliktohen disa persona, 2 të plagosur në spital

Të shtëna me armë në Velipojë/ Konfliktohen disa persona, 2 të plagosur në spital

14:36, 08/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një konflikt mes disa personave ka degjeneruar në dhunë fizike dhe të shtëna me armë zjarri ne Velipoje.

Sipas burimeve nga vendngjarja, disa shtetas janë përfshirë fillimisht në një përplasje me grushte, ndërsa gjatë konfliktit një prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

Si pasojë e sherrit, dy person kanë mbetur të dhunuar dhe janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po marrin ndihmën mjekësore.

 Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:35, në Velipojë, dyshohet se shtetasit A. R. dhe K. G. janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar të 2 këta shtetas, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër. 

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësisë penale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco