Banorët e fshatit Mabë në Lezhë prej 6 vitesh vuajnë mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm. Ata detyrohen që ujin e pijshëm ta blejnë duke renduar xhepat e tyre.
Sipas banorëve, rrjetin i ri ujësjellës është dëmtuar për shkak të investimit të dobët. Ata shprehën të zhgënjyer nga premtimet e pambajtura të autoriteteve dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme. Situata rëndohet veçanërisht gjatë verës, kur temperaturat e larta e bëjnë problemin edhe më kritik.
SYRI TV
Prej 6 vitesh banorët e fshatit Mabën ne Lezhe vuajnë mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm. Situata rëndohet edhe më shumë gjatë sezonit veror, kur rritja e konsumit dhe temperaturat e larta e bëjnë furnizimin me ujë edhe më problematik.
Banorët e zonës shprehen të revoltuar për situaten. Sipas tyre, mungesa e ujit të pijshëm i detyron të blejnë ujë me bidona, duke shtuar kostot mujore për familjet.
Sipas banorëve, edhe investimet e kryera ndër vite në rrjetin e ujësjellësit nuk kanë dhënë rezultatet e pritshme. Ata pretendojnë se ndërhyrjet kanë qenë të paplota dhe të keqmenaxhuara.
Megjithëse premtimet nga autoritetet vendore dhe institucionet përgjegjëse nuk kanë munguar ndër vite, banorët thonë se deri më sot nuk është ndërmarrë asnjë zgjidhje konkrete për problemin. Të zhgënjyer nga situata, ata shprehen se ndihen të mashtruar dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për garantimin e furnizimit me ujë të pijshëm në fshat.
© SYRI.net