Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ Zbardhet dosja e SPAK. Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë për 70 mijë €. Komshie ka vartësen...

Lezhë/ Shpërthim me tritol në një banesë në Rrile, pronari: Nuk kam konflikte...

Lezhë/ Shpërthim me tritol në një banesë në Rrile, pronari: Nuk kam konflikte...

08:53, 06/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 03:10 të mëngjesit të sotëm në një banesë dy katëshe në fshatin Rrilë të Lezhës.

Vila ka pësuar dëmtime në dyer e dritare dhe pjesë të tjera të saj. Si dhe automjeti i parkuar në oborr është dëmtuar totalisht.

Kanë qenë çifti i bashkeshortëve në gjumë në momentin e shpërthimit të cilet fatmirësisht kanë dalë jashtë pa lëndime.

Image

Kryefamiljari Mirash Ndue Mirashi  tregon momentet e tmerrit dhe të panikut pas shpërthimit i cili siç tregon ai zhurma ka qenë mjaft e madhe dhe se dëme në banesën e tij janë të konsiderueshme. Ai thotë se nuk ka konflikt me askënd dhe se nuk di kujt t'ja drejtojë gishtin për këtë ngjarje.

I traumatizuar kërkon nga organet kompetente zbardhjen e plotë të ngjarjes. Vetëm pak ditë më parë në një tjetër vilë shpërtheu lendë plasese. Objekti ishte i Familjes Cungu por fatmiresisht nuk ka patur të lenduar. Sipas banorëve të zonës rastet e shpërthimit po bëhen shumë të zakonshme dhe po kthehen në fenomen duke vënë në rrezik jetën e banorëve.

Njoftimi:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:35, në fshatin Rrilë, Lezhë, në portën e jashtme të banesës në pronësi të shtetasit M. M., ka shpërthyer lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco