Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ Zbardhet dosja e SPAK. Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë për 70 mijë €. Komshie ka vartësen...

Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, disa përfundojnë në spital, disa në polici

Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, disa përfundojnë në spital, disa në polici

08:07, 06/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarandës, në vendin e quajtur “Ekualipsi”.

Disa persona janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta duke u goditur me grushte e sende të forta.

Forca të shumta policie dhe FNSH kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë 6 shtetas.

Ndërkohë mësohet se të dëmtuar janë paraqitur edhe në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco