Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Shijak, pas një konflikti për motive të dobëta.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 17:30, në lagjen Lugina, gjatë një konflikti mes shtetasve Bjondi Guri dhe Elton Beqiri, është plagosur në këmbë shtetasi Bjondi Guri, i cili mësohet se është pronar i një lokali në zonë.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Elton Beqiri, i dyshuar si autor i plagosjes.
I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në lagjen Lugina, Shijak, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve B. G. dhe E. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi B. G.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit E. B., autorit të dyshuar të plagosjes.
Shtetasi B. G. është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net