Vrasja në Paskuqan, ky është autori që i mori jetën 26-vjeçarit Ardian Baloshi

Vrasja në Paskuqan, ky është autori që i mori jetën 26-vjeçarit Ardian Baloshi

14:39, 08/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është publikuar fotoja e personit që dyshohet se është autor i vrasjes së 26-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan. Policia ka identifikuar si të dyshuar për ngjarjen Sadik Llanajn, 39 vjeç, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e tij.

Image

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ndodhi në një zonë të banuar, ku i dyshuari dyshohet se iu afrua viktimës teksa ndodhej në shoqërinë e disa personave të tjerë dhe qëlloi me armë zjarri, për t’u larguar më pas me automjetin e tij.

Burime hetimore bëjnë me dije se një nga pistat kryesore lidhet me mosmarrëveshje të mëparshme mes palëve, ndërsa policia po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien e autorit të dyshuar përpara drejtësisë.

Image

Viktima

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco