Një person është arrestuar nga Policia e Korçës pasi dyshohet se qarkullonte me armë zjarri në afërsi të kryqëzimit të fshatit Dishnicë.
Sipas burimeve policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë kanë ndërhyrë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, të cilat tregonin se një shtetas po lëvizte i armatosur.
Gjatë kontrollit dhe ndërhyrjes së efektivëve, personi është kapur në flagrancë, ndërsa arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
© SYRI.net