EMRI/ Vrasja në Kamëz, zbardhet identiteti i viktimës dhe autorit

EMRI/ Vrasja në Kamëz, zbardhet identiteti i viktimës dhe autorit

12:13, 08/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e kësaj të hëne në zonën e Kamzës, duke lënë një person të vdekur.

Sipas burimeve për mediat, viktima është identifikuar 26-vjeçari Ardian Baloshi, i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta dhe autori i krimit të rëndë, Sadik Llanaj.

Mësohet se Baloshi është dërguar drejt spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Konflikti bëhet me dije sa ka ndodhur gjatë loje futbolli në kalçeto, ndërkohë që policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Sot, rreth orës 11:25, është marrë njoftim se në spital është transportuar pa shenja jete shtetasi A. B., rreth 27 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. Nga provat e administruara deri në këto momente, dyshohet se shtetasi A. B, është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Dervish Luzha”, në Kamëz, pas një konflikti për motive të dobëta.

Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar shtetasi S. Ll., rreth 39 vjeç. Menjëherë janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, janë angazhuar forca të shtuara policore në terren dhe po zhvillohen kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë ligjore.

Sqarojmë se nuk ka shtetas të tjerë të dëmtuar nga kjo ngjarje.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për kapjen e autorit dhe do t’ju  informojmë në vijim për çdo gjë që  lidhet me këtë ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco