SYRI TV/ Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë

SYRI TV/ Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë

15:03, 08/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Projektligji i amnistisë penale u miratua në parim nga Komisioni i Ligjeve. 380 të dënuar do të lirohen menjëherë, 900 do të përfitojnë ulje dënimi, ndërsa ministri i Drejtësisë Toni Gogu deklaroi se nuk do të përfitojnë nga kjo falje subjektet e dënuara nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

SYRI TV

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim projektligjin për amnistinë penale, nga e cila pritet që të përfitojnë 380 të dënuar, të cilët do të lirohen menjëherë, ndërsa 900 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Ministri i Drejtësisë Toni Gogu prezantoi projektligjin e amnistisë penale në Komisionin e Ligjeve, duke theksuar se nuk do të përfitojnë nga kjo falje personat e dënuar nga GJKKO. Nga ana tjetër, deputeti demokrat Arjan Ndoja shprehu rezervat e tij lidhur me amnistinë.

Amnistia penale pritet të miratohet në Kuvend në seancën e 18 qershorit.

Përfitojnë nga amnistia penale:

Të gjitha gratë që janë dënuar deri në 4 vite ose u ka mbetur më pak, lirohen menjëherë.

Të gjithë burrat që janë dënuar deri në 3 vite ose u kanë mbetur për të vuajtur më pak se 3 vite, lirohen menjëherë.

Të gjithë burrat 60 vjeç e sipër dhe të gjitha gratë 50 vjeç e sipër lirohen menjëherë.

Të miturit, 18 vjeç e poshtë në momentin e kryerjes së krimit, lirohen menjëherë.

Të gjithë të dënuarit përfitojnë 1 vit ulje dënimi, gratë dhe të miturit 1 vit e gjysmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco