Lajmi i fundit

LIVE/ Task Force, Edi Rama i terrorizuar nga protesta

Vrasje në Kamëz për lojën në kalçeto, autori i armatosur në arrati! 10 mijë euro për këdo që jep informacion... Sadik Llanaj

Vrasje në Kamëz për lojën në kalçeto, autori i armatosur në arrati! 10 mijë euro për këdo që jep informacion...

16:16, 08/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 27 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në rrugën 'Dervish Luzha' në Kamëz. Ardian Baloshi është qëlluar disa herë nga Autori i dyshuar Sadik Llanaj, i cili tashmë është shpallur në kërkim. Dyshohet se konflikti mes dy të rinjve ka nisur në një ndeshje kalçetoje dhe ka vijuar deri këtë të hënë me përdorjen e armës së zjarrit. Autori dyshohet të jetë i armatosur ndaj për arrestimin e tij janë angazhuar edhe forcat RENEA. Ndërkohë policia ka vendosur 10 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione për arrestimin e autorit. 

Syri TV

Një konflikt i çastit që nisi në një kalceto dyshohet se ka qenë shkaku që i ka marrë jetën një 27 vjecari, teksa është shpallur në kërkim autori i kësaj vrasje.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë e së hënës, 8 qershor, në rrugën “Dervish Luzha”, në Kamëz. Sipas policisë ka gjetur vdekjen Ardian Baloshi, pasi dyshohet se është qëlluar me arme  nga Sadik Llanaj.

Ky i fundit pasi ka kryer krimin ka hipur në makinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Madje në ndihmë të policisë së Tiranës për arrestimin e autorit të dyshuar ka shkuar edhe RENEA, që kanë nisur kërkimet për arrestimin e 39 vjeçarit.  Policia bën me dije se sherri mes të rinjve ka ndodhur në një kalceto dhe teksa dy të rinjtë janë takuar në rrugë debati ka përfunduar me arme zjarri me një viktimë i cili është dërguar në spital nga një shok i tij, por edhe pse është tentuar t'i jepet ndihma e parë mjekësore, plagët që kishte në trup i kanë marrë jetën Baloshit. 

Nisur nga rrezikshmëria e lartë e autorit të dyshuar për vrasjen e shtetasit A. B., 27 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon ndaj qytetarëve të Kamzës dhe zonave përreth që të tregojnë kujdes të shtuar, pasi autori i dyshuar, shtetasi Sadik Llani, dyshohet se është i armatosur dhe konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Për lokalizimin dhe kapjen e tij janë angazhuar Forca Kombëtare e Sigurisë “RENEA”, strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilat po vijojnë kontrollet intensive në terren.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që, nëse konstatojnë këtë shtetas ose disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tij, të mos ndërhyjnë në asnjë mënyrë, por të njoftojnë menjëherë Policinë në numrin 069 41 05 735 ose në numrin pa pagesë 112.

Policia vë në dispozicion një shpërblim prej 10 000 eurosh për informacionin e saktë që do të çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Policia e Tiranës garanton ruajtjen e plotë të konfidencialitetit për çdo informacion të dhënë nga qytetarët.

Image

Foto: Sadik Llanaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco