Lajmi i fundit

LIVE/ Task Force, Edi Rama i terrorizuar nga protesta

Vetëplagosja e 18-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dëshmia e Erisjaldo Gjutës pas arrestimit: Dëgjuam të shtënën e armës...

Vetëplagosja e 18-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dëshmia e Erisjaldo Gjutës pas arrestimit: Dëgjuam të shtënën e armës...

11:14, 15/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vetëplagosjen që dyshohet se ndodhi ditën e djeshme nga një 18-vjeçare.

Sipas informacionit, i dashuri 22-vjeçar i 18-vjeçares që u vetëplagos në hotelin “Gjuta” në Tiranë ka deklaruar se ka qenë jashtë me të atin në momentin që ka dëgjuar të shtënën e armës.

LEXO EDHE: Plagosja e 18-vjeçares në Tiranë, arrestohet i dashuri, 22-vjeçari Erisjaldo Gjuta

Sipas tij janë ngjitur me vrap në dhomën ku ishte e dashura, dhe e kanë gjetur të plagosur.

Ai ka treguar se fillimisht kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, por kur kanë parë se gjendja është serioze kanë vendosur që ta çojnë në spital.

Sakaq, arma është e të riut dhe akoma nuk është gjetur. Deri në këtë fazë nuk ka indicie që ngjarja të ketë dinamikë tjetër, përveç asaj të vetëplagosjes pasi për më tepër, reja ka tentuar edhe herë tjetër të dëmtojë veten me medikamente.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco