'Kam 70 mln lekë borxhe'- Detaje nga grabitja e bankës, autori: Armën e kam që prej viti 1997

'Kam 70 mln lekë borxhe'- Detaje nga grabitja e bankës, autori: Armën e kam që prej viti 1997

11:36, 13/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me grabitjen me armë ndodhur mesditën e së enjtes në një bankë në kryeqytet.

Sipas burimeve, thuhet se autori Bardhyl Fusha ka treguar se kishte rreth 70 milionë lekë të vjetra borxhe të pa shlyera tek punëtorët, për shkak se ishte sipërmarrës në fushën e ndërtimeve.

Fusha, me origjinë nga Gramshi jetonte në Tiranë me familjen në një banesë me qira. Ai u afrua pranë bankës me automjetin e tij dhe pasi e parkoi aty pranë hyri i armatosur në filialin e bankës.

Mësohet se roja i sigurisë private nuk ishte për momentin tek dera, por dedektori sinjalizoi se Fusha që sapo u fut në bankë kishte metal me vete.

58 vjeçari nxori menjëherë kallashnikovin nga çanta dhe qëlloi një herë në dysheme. Ai arriti të marrë vetëm 8 milionë lekë të vjetra në njërën prej arkave dhe sapo doli tek dera u arrestua.

Për armën e zjarrit ai deklaroi se e kishte që prej vitit 1997 dhe e mbante në banesë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco