Të shtëna me armë zjarri në Greqi, plagoset pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij

Të shtëna me armë zjarri në Greqi, plagoset pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij

08:55, 12/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pronari shqiptar i një restoranti në Greqi dhe djali i tij mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur Agios Dimitrios në Athinë, ndërsa  të plagosurit janë pronari 70 vjeç dhe djali i tij 39 vjeç

Sipas informacioneve, autorët e sulmit me armë ishin tre persona që mbërritën me makinë në orën 2:40 në biznesin që ndodhej në rrugën Agoniston Polytechneiou .

Sipas të njëjtave informacione, pronari 70-vjeçar i biznesit, me origjinë nga Shqipëria, u qëllua në këmbë. Djali i tij 39-vjeçar u plagos në kofshë dhe pulpë.

Oficerët e policisë që mbërritën në zonë mblodhën gjithsej 4 gëzhoja. Pas të shtënave, tre autorët u larguan me makinë në drejtim të panjohur, ndërsa FBI-ja greke ka marrë përsipër hetimin e rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco