Ekzekutohet me armë zjarri një 50-vjeçar në Bërxullë të Vorës

Ekzekutohet me armë zjarri një 50-vjeçar në Bërxullë të Vorës

01:11, 12/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi Edmond (Ali) Suala, rreth 50 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhej në rrugë dhe po lëvizte në këmbë në momentin e ngjarjes.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për administrimin e çdo prove që do të ndihmojë në zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco