Aksident në aksin Peqin-Elbasan, përplasen 3 automjete, 5 persona mbeten të lënduar

19:56, 11/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin nacional Peqin-Elbasan, pranë fshatit Karinë.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa si pasojë kanë mbetur të lënduar 5 persona.

Tre prej të lënduarve janë transportuar drejt spitalit të Elbasanit, ndërsa dy të tjerë janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalet e Durrësit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco