Zbulohet autori i vrasjes së Ilir Likës në Laç, Emiljano Suti qëlloi 7 plumba, armën  e hodhi në vendgjarje

Zbulohet autori i vrasjes së Ilir Likës në Laç, Emiljano Suti qëlloi 7 plumba, armën e hodhi në vendgjarje

09:05, 10/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Elton Qyno – Syri.net

Janë zbuluar detaje të reja nga vrasja e 40-vjeçarit Ilir Lika alias Gjini në lagjen “Erdogan” në Laç. Autori i dyshuar i vrasjes mësohet se është Artur alias Emiljano Suti, i cili banon në të njëjtën lagje ku banonte dhe viktima.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se në vendgjarje është gjetur dhe një armë zjarri Pistoletë, ku dyshohet se i përket autorit të krimit. Por në të njëjtën kohë dyshohet se arma mund ti përkasë viktimës, pasi mendohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy protagonistëve të këtij krimi.

Në total Suti, mësohët se ka qëlluar 7 plumba drejt Ilir Likës, duke e lënë të vdekur në vend.

Emiljano Suti është larguar me shpejtësi ndërsa disa kamera në qytet kanë kapur siluetën e makinës së tij. Policia dhe prokuroria e Lezhës,kanë kryer dhjetëra veprime hetimore, por pa mundur ta lokalizojnë dhe arrestojnë gjatë natës, Emiljano Sutin.

Kontrolle janë kryer në banesën e Sutit dhe rrethit miqësor të tij, por kanë rezultuar pa rezultat.

Viktima Ilir Gjini, njihej gjithashtu me 3 mbiemra të tjerë, Kokaj, Lika e Nure, është qëlluar me shtatë plumba. Autorët kanë hapur zjarr menjëherë pasi 40-vjeçari kishte parkuar automjetin e tij, ndërsa ai po i drejtohej hyrjes së pallatit ku banonte.

Edhe pse ka tentuar të largohet, ai është ndjekur dhe qëlluar sërish pranë hyrjes së godinës. Ilir Lika, ndërroi jetë gjatë transportimit në spital pasi nuk u mbijetoi plagëve të marra.

Emiljano Suti, rezulton person me precedent penalë pasi është dënuar nga gjykata Shqiptare për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Vjedhjes” në Belgjikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco