Durrës/ Plagosi me thikë bashkëshorten, policia shpall në kërkim 40-vjeçarin

Durrës/ Plagosi me thikë bashkëshorten, policia shpall në kërkim 40-vjeçarin

10:20, 10/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një plagosje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 16/1 në Durrës, ku një 32-vjeçare ka mbetur e plagosur me mjet prerës.

Sipas informacionit paraprak të policisë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta në banesë, shtetasi Xhoni Karaj, 40 vjeç, ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen E. K.

32-vjeçarja është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shpallur në kërkim 40-vjeçarin dhe po vijon kontrollet për kapjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco