Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Levan–Tepelenë, në zonën e Poçemit.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke lënë të plagosur dy persona.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë bërë sigurimin e zonës dhe kanë menaxhuar qarkullimin rrugor.
Ndërkohë, një autoambulancë ka transportuar të plagosurit drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në përplasjen e automjeteve.
© SYRI.net