Pas transmetimit të kronikës nga Syri TV për mungesën e ujit të pijshëm prej më shumë se një muaji, banorët e fshatit Trevllazër kanë nisur të furnizohen sërish me ujë.
Banorët kishin protestuar për situatën e krijuar, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse. Pas raportimit të problemit dhe mbërritjes së përfaqësuesve të ujësjellësit në zonë, furnizimi me ujë është rikthyer.
Mungesa e ujit kishte shkaktuar vështirësi të mëdha për familjet e zonës, por edhe për banorët që merren me blegtori, të cilët ngritën shqetësimin për pasojat te kafshët e tyre.
Banorët shprehen se do të vijojnë të monitorojnë situatën, për të siguruar që furnizimi me ujë të jetë i qëndrueshëm.
© SYRI.net