Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Shijakut.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur pasi u janë vënë zjarr disa mbeturinave, por më pas janë përhapur në një sipërfaqe më të gjerë.
Si pasojë, një re e dendur tymi është përhapur në zonë, duke mbuluar edhe një segment të autostradës Durrës-Tiranë.
Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta.



© SYRI.net