Zjarri i afrohet autostradës Tiranë-Durrës, ndërpritet qarkullimi i automjeteve

Zjarri i afrohet autostradës Tiranë-Durrës, ndërpritet qarkullimi i automjeteve

17:50, 06/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Flakët e një zjarri të përmasave të mëdha që ka përfshirë zonën e Koxhasit në Fushë-Shijak kanë arritur pranë autostradës Tiranë-Durrës, duke detyruar autoritetet të ndërpresin qarkullimin e automjeteve në këtë aks për arsye sigurie.

Të favorizuara nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa tymi i dendur ka rritur rrezikun për drejtuesit e mjeteve. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën dhe të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri rrezikon edhe një fabrikë letre që ndodhet pranë vatrës. Në terren po punojnë forcat zjarrfikëse të Shijakut dhe Durrësit, ndërsa në ndihmë janë dërguar edhe dy mjete zjarrfikëse nga Tirana.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco