Ish Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa ka dëshmuar këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme lidhur me çështjen Partizani. Gazmend Oketa theksoi se çdo vendim ka qenë në bazë të ligjit, dhe nëse do kishte refuzuar kthimin e kësaj prone tek ish pronarët, që u takonte në bazë të ligjit, ata mund ti ishin drejtuar Strasburgut dhe fatura për financiare për shtetin shqiptar do ishte e rëndë. Gazmend Oketa u pyet nëse e ka kontaktuar Berisha ose Malltezi lidhur me këtë procedurë dhe ai mohoi kategorikisht një gjë të tillë.
Syri tv
Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ka dëshmuar këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme në lidhje me çështjen “Partizani”, ku është pyetur për veprimet e tij si ministër lidhur me kthimin e pronës ish pronarëve.
Gazmend Oketa theksoi se çdo vendim ka qënë në bazë të ligjit, dhe nëse do kishte refuzuar kthimin e kësaj prone tek ish pronarët, ata mund ti ishin drejtuar Strasburgut dhe fatura për financiare për shtetin shqiptar do ishte e rëndë. Oketa u pyet nëse e ka kontaktuar Berisha ose Malltezi për këtë pronë gjë e që e mohoi kategorikisht.
Gazmend Oketa theksoi se në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes ka një seksion Pronat, ku aty është dhe baza ligjore e vitit 2003 e qeverisë Nano që lidhet me mënyrën se si operohet me pronat e ushtrisë sa i përket regjistrimit.
Pas vitit 1990 sipas Oketës shumë prona të Ministrisë së Mbrojtjes dolën të tepërta dhe dolën nga plani i përhapjes, sepse nuk i duheshin më ushtrisë. Edhe në këtë rast është ndjekur e njëjta praktikë. I pyetur nga gazetarët për qëndrimet Gjeneral Vladimir Qiriazit se ka pasur një memo për këtë pronë, Oketa u shpreh se trajtimi i kësaj prone nuk ka pasur asnjë specifikë ndryshe në raport me pronat e tjera të ushtrisë.
Gazment Oketa tha se në ato vite çështja e terrenit sportive Partizani nuk ishte prioritet e Ministrisë së Mbrojtjes , pasi ishte në proces anëtarësimi në NATO dhe pavarësia e Kosovës.
© SYRI.net