Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) po zhvillohet këtë të enjte seanca e radhës në procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Gjatë seancës, Kryemadhi kundërshtoi mënyrën se si janë administruar provat nga SPAK, duke kërkuar informacion mbi ekspertimin e telefonit të sekuestruar. Ajo tha se mbrojtja nuk është vënë në dijeni për procesverbalet dhe aktet e ekspertimit, ndërsa pretendoi se në materialet e dorëzuara mungojnë dokumente dhe disa skedarë nuk hapen.
Nga ana e tij, përfaqësuesi i SPAK, Sotir Kllapi, deklaroi se aktet e ekspertimit ndodhen në fashikujt përkatës të dosjes dhe se telefoni në fjalë ishte gjetur në banesën e Fatime Kryemadhit. Ai shtoi se organi i akuzës do të mbajë një qëndrim më të plotë në seancat në vijim.
Edhe avokatët mbrojtës pretenduan se nuk janë njoftuar sipas procedurës për disa veprime hetimore dhe kërkuan që të gjitha provat dhe aktet proceduriale t’u vihen në dispozicion për të ushtruar të drejtën e mbrojtjes.
Në deklarimet e saj, Kryemadhi e cilësoi akuzën ndaj saj si “seksiste”, duke kundërshtuar pretendimin se ka vepruar sipas dëshirës së Ilir Metës.
“Kam bërë çfarë më ka dashur qejfi. Me Edi Ramën kam komunikime pa fund. Organi i akuzës nuk ka dënjuar ta marrë në pyetje Edi Ramën, as Taulant Ballën apo Engjëll Agaçin. Bashkëpunimi me Ilir Metën nuk është provë shkresore. Bashkëpunimi me Ilir Metën kanë qenë vetëm tre kalamajtë”, u shpreh Kryemadhi gjatë seancës.
Ajo shtoi se në telefonin e saj ka komunikime me zyrtarë të ndryshëm, përfshirë kryeministrin Edi Rama, duke pretenduar se SPAK nuk i ka hetuar këto komunikime në të njëjtën mënyrë si ato që lidhen me Ilir Metën.
Diskutimet në sallë:
Monika Kryemadhi: Do doja që spak të na vinte në dijeni për procesverbalin dhe çfarë vëzhgimi është bërë në telefonin e sekuestruar. E kemi kërkuar në të gjitha seancat. Mua më është mohuar e drejta për të qenë e barbartë në gjykim nga organi hetues. Kam firmosur vetëm procesverbalin e marrues së 5 disqeve. Në to nuk ekziston ekspertiza financiare, madje në diskun 3 janë disa file që nuk hapen. Ky telefon mbi të cilin është ngritur akuza, mbi çfarë ekspertimi është kryer? Këtë gjë nuk e kam në dosje, kur është ekspertuar, nga kush, çfarë është përftuar dhe mbi çfarë vendimi.
Sotir Kllapi: Të gjitha aktet e ekspertimit për të gjithë telefonat jo vetëm ai telefon që inreferohet e pandehura, janë në fashikullin 62, në fashikullin 63 janë dy procesverbal të këqyrjes me të gjitha të dhënat. Janë dy procesverbale jo një me të gjitha të dhënat. Ne nuk e dinim që ky telefon ka qenë i znj kryemadhi sepse telefoni është gjetur në banesën e Fatime Kryemadhit. Ne do mbajmë qëndrim më të plotë në seancat në vijim…. Si provë ka numrin 348.
Mbrojtja: Nuk jemi njoftuar ndryshe nga veprimet e tjera që jemi njoftuar dhe kemo firmosur. Nëse është marrë vendim procedurial, si në rastin kontabël si në telefonin, duhek marrë një vendim që palët të firmosnin, pse nuk jemi njoftuar sipas procedurës penale, ku kemi të drejtën të mbajmë qëndrim. Të na e japi organini akuzës dhe ne mbajmë qëndrimin tonë. Realisht nuk janë dorëzuar provat, vërtetohet që këto prova që pavarësisht se silleshin herë pas here, edhe sot që flasim kemi prova të pa marra. Nëse spak është i qartë për vebdimet që ka marrë, ne në këtë fazë nuk jemi. Do kishim dhe të drejtën për të bërë memo, por ne nuk kemi provat. Të na vihen në dispozicion provat e aktet proceduriale që dhe ne të dimë ku të fokusohemi.
Monika Kryemadhi: Marrim një provë dhe del provë tjetër, akuza që kam nxjerr unë nga telefoni, e para akuza ëshzë shumë seksiste sipas meje. Pretendon se Monika Kryemadhi në çdo aspekt bëja çfarë kërkonte bashkëshorti, ndërkohë unë kam bërë çfarë më ka dashur qefi. Me Edi Ramën kam komunikime pa fund, madje edhe bisedat me Pirro Xhixhon i kam njëherësh me Edi Ramën. Organini akuzës nuk ka dënjuar ta marrë në pyetje Edi Ramën, ta pyeste të ka ardhur kryemadhi apo meta dhe të kanë kërkuar diçka për Adrian Shatkun, pse qenka Ilir Meta bashkëpunim me kryemadhin, kur s’qenka Edi Rama dhe Aleksandër Meksi? Bashkëpunimi me Ilir Metën nuk është provë shkresore, bashkëpunimo me Ilir Metën kanë qenë vetëm 3 kalamajt. Mesazhet e me Edi Ramën kanë qenë bisedat për Akepin me kryemadhin, pse smerr spak mesazhin që rama i kërkonte kryemadhit mbarëvajtjen e marrëveshjeve për lezhën, hipotekën, vlorën, pse s’ka marrë Taulant Ballën? Mesazhin në adrsaë zyrtare me Engjëll Agaçin. Prandaj them se është akuzë seksiste, që do të thotë se ka qenë e varur nga Ilir Meta, por jo, kam qenë e pavarur.
© SYRI.net