VIDEO/ Krimi i rëndë në Shkodër! Pamjet e para nga vendngjarja - Emrat

14:17, 09/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Shkodrës, ku raportohet se ka ndodhur një krim brenda familjes.

Mësohet se Shtjefën Ziçi ka qëlluar me çifte bashkëshorten e tij shtetasen Bardhe Ziçi, 55 vjeçe, duke e lënë të vdekur në vend.

SYRI tv sjelle pamjet e para nga vendngjarja, ndërsa policia ka rrethuar zonën.

Autori i dyshuar është vetëdorëzuar pas ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në këtë krim.

Njoftimi:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe.   

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Sh. Z., i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. 
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi.  

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco