Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 42-vjeçari në lagjen 14 të qytetit të Korçës, pranë shkollës “Demokracia”.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 54-vjeçari Gazim Ramka dyshohet se ka goditur me thikë 42-vjeçarin Rigels Janaqi. I plagosuri ka marrë dëmtime në zonën e qafës dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore.
Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Mësohet se të dy personat kanë probleme të shëndetit mendor. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net