Gjyqi ndaj Metës/ Ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë, GJKKO jep sot vendimin

Gjyqi ndaj Metës/ Ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë, GJKKO jep sot vendimin

11:07, 09/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillon sot në orën 10:00, seancën e radhës ndaj ish-presidentit Ilir Meta, i cili po përballet me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Ne seancën e sotme pritet që Gjykata të vendosë se cilët dëshmitarë do të pranohen, pasi Meta dhe mbrojtja e tij paraqitën listën me 134 dëshmitarë, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama. Nga ana tjetër, edhe SPAK listoi 110 emra dëshmitarësh.

Procesi zhvillohet në një moment kur Meta ka ndryshuar përfaqësimin ligjor. Pas seancës së fundit, avokati Kujtim Cakrani u tërhoq nga mbrojtja, ndërsa vetë kreu i Partisë së Lirisë bëri të ditur se kërkoi një avokat të angazhuar ekskluzivisht me çështjen, duke argumentuar se dosja kërkon një mbrojtje të dedikuar për shkak volumit të saj.

Mësohet se Bujar Musta do të jetë avokati i ri i ish-Presidentit Ilir Meta, i cili është paraqitur në GJKKO mëngjesin e sotëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco