Vatra e zjarrit në Ulëz ende aktive

Vatra e zjarrit në Ulëz ende aktive

10:13, 09/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vatra e zjarrit në Njësinë Administrative Ulëz, në fshatin Lundër vijon të jetë ende aktive. Zjarrëfikësit ndodhen në terren dhe po vijojnë 'luftën' për izolimin e plotë të flakëve. Konkretisht vatra e zjarrit ndodhet në një zonë të thellë malore me terren shumë të vështirë, çka e ka bërë të pamundur ndërhyrjen direkte të mjeteve zjarrfikëse.

Gjatë ditës së djeshme u arrit izolimi i vatrës së zjarrit, e cila kishte marrë një shtrirje prej rreth 1 kilometri.

Aktualisht, forcat në terren po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve dhe eliminimin e çdo rreziku për riaktivizim. Në operacion janë angazhuar punonjës të Shërbimit Pyjor, të Shërbimit Zjarrfikës dhe të Njësisë Administrative Ulëz.

Po ashtu në terren ndodhen efektivët e zjarrfikëses së Bashkisë Mat, si dhe 15 punonjës të shërbimit pyjor. Zona e prekur përbëhet kryesisht nga pyje dushku dhe shkurre të llojeve bush, shqopë dhe dëllinjë. Deri më tani nuk raportohet për rrezik ndaj banesave, ndërsa operacioni për shuarjen e plotë të flakëve vijon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco