Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe toke në lagjen 16 të qytetit të Durrësit, duke rrezikuar edhe disa banesa pranë zonës së përfshirë nga flakët.
Nga pamjet e siguruara nga SYRI TV, duket se flakët janë afruar ndjeshëm pranë banesave, duke krijuar shqetësim te banorët e zonës. Zjarri ka përhapur re tymi, ndërsa vatrat e tij kanë kërkuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt banesave përreth.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe sipërfaqja e përfshirë nga flakët.
© SYRI.net