Lajmi i fundit

Pse u shmang përmendja e Tiranës për Samitin e NATO-s në 2027?

Lokal i kthyer në pikë bastesh dhe droge, arrestohet pronari dhe një 33-vjeçar i kapur në flagrance

Lokal i kthyer në pikë bastesh dhe droge, arrestohet pronari dhe një 33-vjeçar i kapur në flagrance

15:23, 08/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një lokal në bulevardin "Zhan d'Ark", në Tiranë, i dyshuar se përdorej për organizimin e basteve sportive të paligjshme dhe për përdorimin ose shitjen e lëndëve narkotike, është goditur nga Policia. Në përfundim të operacionit u arrestuan pronari i biznesit dhe një 33-vjeçar që u kap duke vendosur baste sportive.

Operacioni me emrin "Vendtakimi" u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në kuadër të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e ambienteve që përdoren për veprimtari të kundërligjshme.

Në pranga ranë Z. T., 56 vjeç, pronari i lokalit, si dhe G. E., 33 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke vendosur baste sportive përmes telefonit celular.

Gjatë kontrollit në ambientet e biznesit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe sekuestruan tre telefona celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për organizimin e basteve sportive.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco