Është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër, Daniel Gjura, i dyshuar si pjesë e një skeme mashtrimi për tjetërsim pronash.
Më herët, Gjura mbante pozicionin e drejtorit të ASHK-së Dibër dhe ka qenë ish-kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Sot ai akuzohet për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.
Zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Dibër dyshohet se janë përfshirë në skemë mashtrimi. Përmes dokumenteve të falsifikuara, ata kanë regjistruar prona shtetërore në emër të Teshar Doçit dhe familjarëve të tij.
Pas hetimit 7-mujor të prokurorisë, gjykata caktoi masat e sigurisë për 14 persona.
© SYRI.net