Nga Elton Qyno – Syri.net/
Janë zbuluar emra të tjerë që policia dhe prokuroria e Tiranës, i ka vënë në hetim, lidhur me mashtrimin e bursave online në disa pika “Call Centëri”, ku bënin pjesë emra tashmë të arrestuar dhe proceduar në gjëndje të lirë, si Xhoel Mekolli, Eduard Dalla, Mateo Hoxha, Tedi Agastra, Ledio Toçi, Marsel Lami, Aida Vokli, Ledion Cenaj, Kleidi Dyrma, Eno Hana, Ema Taip, Benard Biba, Kristjan Biba dhe Kristina Shara.
Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se pjesë e këtij grupi janë dhe emra të tjerë si Ornela Çuadari, Klevis Xheleshi, Orjan Mullai, Sindi Hitaj dhe Arben Kalaja, të cilët tashmë janë vënë nën hetim për akuzën e “Mashtrimit kumpjuterik” më shumë se një herë që ka sjellë dëm të madh ekonomik.
Procedimi i tyre është vazhdim i dosjes me Nr.3377 e regjistruar në prokurorinë e Tiranës, e cila ka shumë gjasa që në ditët në vijim të transferohet për hetime të mëtejshme në prokurorinë e posaçme SPAK, pasi palët kanë vepruar në bashkëpunim me njëri-tjetrin në formën e një grupi kriminal, që kishte si qëllim parësor, mashtrimin e qytetarëve Gjermanë, Austriakë dhe Kanadezë etj.
Sipas dosjes hetimore të siguruar rezulton se drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria për Hetimet e Krimeve Kibernetike në bazë të informacioneve të ardhura nga autoritete, Austriake, ka referuar se ekzistojnë dyshime të arsyeshme se shtetas të ndryshëm të vendeve të Bashkimit Evropian, janë mashtruar financiarisht duke u shkaktuar humbje të shumave të mëdha financiare.
Sipas të dhënave të marra nga struktura partnere personat që kryejnë këtë aktivitet kriminal janë shtetas shqiptar të cilët përdorin rrjetin e internetit në Shqipëri.
Këto pika “Call-Centëri”, janë të vendosura në disa zona të Tiranës, si në ish-bllok në afërsi të Clab “Shqiponja”, ku drejtonte (Faja), në zonën e “Kristal Centër” ku drejtonte Xhoel Mekolli, tek “Daën Taën” në katin e 3 ku drejtonte “Devi” dhe në zonën e “Liqenit të Thatë” ku drejtonte një person tjetër.

Ornela Cuadari
© SYRI.net