SYRI TV/ Skandali me rrugën Azem Hajdari, banorët sytë nga SPAK: Punimet u lanë në gjysmë, asnjë masë

14:47, 07/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rruga “Azem Hajdari” punimet për të cilën janë lënë në gjysëm nga Bashkia dhe Qeveria është kthyer në një burim aksidentesh për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe faktit dhe është në punë vetëm njëra korsi e rrugës. Cdo ditë regjistrohen aksidente rrugore, teksa banorëve askush nuk u jep shpjegime se përse punimet janë lënë në gjysmë.   

Banorët shprehen se do bëjnë kallëzim në SPAK.

SYRI TV

Në  rrugën  “Vala e Detit” dhe “Azem Hajdari”, në Durrës  mungon ndriçimi publik dhe sinjalistika, ka puseta të hapura dhe trotuare të dëmtuara, duke e bërë lëvizjen tepër të rrezikshme dhe duke shkaktuar aksidente cdo ditë

Aksidenti i regjistruar mbrëmjen e së hënës në Durrës në rrugën “Vala e Detit”, ku, si pasojë e mungesës së ndriçimit dhe sinjalistikës rrugore, një motor me dy persona ka përfunduar në kanalin kryesor të ujërave të zeza.

Nga aksidenti  dy personat kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike.

Sipas banorëve , aksidente të tilla janë të shpeshta, pasi gjatë gjithë ditës dhe natës në këtë segment qarkullojnë shumë automjete dhe motoçikleta, të cilat shpesh përfundojnë në kanalin anësor për shkak të kushteve të këqija të rrugës.

Aktualisht është në funksion vetëm njëri krah i këtij segmenti rrugor, teksa banorët i janë drejtuar Prokurorisë së Durrësit dhe SPAK me shpresën se do vihen në lëvizje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco