SYRI TV/ U dhunua 6 muaj më parë, Meçaj kërkon drejtësi: Po nuk u morën masa, do të ketë vetëgjyqësi

14:10, 08/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Altin Meçaj nga fshati Vjosë në Fier paralajmëron vetëgjyqësi nëse institucionet e drejtësisë nuk marrin masa për dhunën që i është ushtruar atij dhe babait në banesë, 6 muaj më parë. Në një deklaratë para prokurorisë emigranti nga Gjermani shprehet se ka fakte dhe prova të reja për këtë ngjarjen duke pretenduar se një nga dhunuesit është punonjës policie

SYRI TV

6 muaj pasi është dhunuar në banesë së bashku me babain, Altin Mecaj nga fshati Vjosë në Fier kërkon drejtësi për këtë ngjarje. Emigranti i kthyer nga Gjermania pretendon në një deklaratë për mediat se është dhunuar nga disa persona mes tyre edhe nje polic i drejtorisë së Fierit. Ai i kërkon prokurorisë të vijojë hetimet pasi shprehet se ka fakte te reja teksa thekson se polici që e ka dhunuar eshte rikthyer ne detyre

Mecaj shkon edhe me tej duke u shprehur se nëse nuk merren masa atëhere do te bëjë vetëgjyqësi.

I pyetur kryeprokurori i Fierit Helion Mustafaj ka pohuar se çështja është nën hetim dhe po shikohet me përparësi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco