Incidenti gjatë protestës së 4 korrikut, lirohet nga qelia 33-vjeçari i arrestuar

Incidenti gjatë protestës së 4 korrikut, lirohet nga qelia 33-vjeçari i arrestuar

13:46, 09/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për 33-vjeçarin Erald Heqimaj, nga Fieri dhe banues në Tiranë, i arrestuar për incidentin e ndodhur në Komisariatin nr. 3 gjatë protestës kombëtare të 4 korrikut.

Edhe Prokuroria kishte kërkuar të njëjtën masë sigurie, e cila u pranua nga gjykata. Heqimaj ishte arrestuar dy ditë më parë.

Sipas autoriteteve, mbrëmjen e së shtunës, në përfundim të protestës, Heqimaj, së bashku me disa persona të tjerë të shpallur në kërkim, dyshohet se ka goditur dyert dhe dritaret e Komisariatit nr. 3, në zonën pranë ambienteve të pritjes së qytetarëve.

33-vjeçari rezulton pa precedentë penalë. Në dëshminë e tij paraprake ai ka deklaruar se reagoi i ndikuar nga atmosfera e krijuar gjatë protestës, e cila kishte në fokus kërkesën për lirimin e 19 personave të arrestuar pas përplasjeve pranë Parlamentit.

Përveç Heqimajt, Policia ka identifikuar edhe 11 persona të tjerë lidhur me ngjarjen. Shtatë prej tyre po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa katër janë shpallur në kërkim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco