Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij.
Sipas informacioneve paraprake, krimi ka ndodhur në zonën e unazës perëndimore të qytetit.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar.
Polici apo punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Sh. Z., i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net