Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Ekskluzive, Rama shpall 'non-grata' shqiptarët

EMRI/ Plagosje me thikë në Shëngjin, dyshimet e para

EMRI/ Plagosje me thikë në Shëngjin, dyshimet e para

17:33, 09/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një plagosje me mjet prerës është regjistruar pasditen e sotme në Shëngjin.

Sipas informacioneve paraprake, i riu i identifikuar si Renato Lekaj, ka mbetur i plagosur me thikë në zonën e Kunes. Ai është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Lezhë/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Lezhë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. L., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë) në dorë.

Shtetasi ndodhet në kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco