EMRAT/ Vrasja e Egli Progës, 5 persona në gjyq, dy prej tyre akuzohen për vrasje me dashje

EMRAT/ Vrasja e Egli Progës, 5 persona në gjyq, dy prej tyre akuzohen për vrasje me dashje

21:18, 09/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy vjet pas vrasjes së Egli Progës, prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon çështjen për gjykim ndaj 5 personave.

Me përfundimin e hetimeve, organi i akuzës u ka komunikuar akuzën e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim, Denis Meçe dhe Leonidha Guçe, ndërsa për Arjan Manellari, Voltan Shkulaku dhe Andi Shkulaku rëndojnë akuzat e moskallëzimit të krimit të kryer në bashkëpunim dhe kryerja e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Ndaj dy të akuzuarve për vrasjen me dashje të kryer në bashkëpunim, gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ ndërkohë që tre të akuzuarit e tjerë po hetohen me masa më të lehta sigurie, detyrim paraqitje.

Ekspertiza mjeko ligjore konfirmoi se 42 vjeçari kishte vdekur si pasojë e hemorragjisë cerebrale në cipën e trurit e shkaktuar nga goditja me grusht. Përveç ekspertizës mjeko ligjore prokuroria mbështeti akuzën ndaj personave të përfshirë në vrasje edhe mbi dëshmi dhe ekspertimin e kamerave të bizneseve që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes.

Vrasja e Egli Progës, e ndodhur në 10 gusht të vitit 2024, solli përplasje mes policisë dhe gjykatës, ndërkohë që familjarët e viktimës kërkuan që hetimi të përfshinte jo vetëm të akuzuarit por edhe strukturat e policisë lokale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco