Gjykata e Fierit ka caktuar masat e sigurisë për tre vajzat që dhunuan brutalisht dhe filmuan bashkëmoshataren e tyre. Për njërën prej tyre gjykata ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg", për një tjetër është vendosur masa "Arrest në shtëpi" dhe për të miturën tjetër të përfshirë në këtë ngjarje është vendosur masa "Shtrim të përkohshëm në një institucion psikiatrik".
Të treja akuzohen për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë", të kryer në bashkëpunim. Sipas Prokurorisë, hetimet kanë siguruar prova që ngrejnë dyshime të arsyeshme për përfshirjen e tyre në ngjarje. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net