Aksident në Unazën e Madhe të Fierit/ Makina del nga rruga, plagoset rëndë një i mitur

10:33, 11/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Unazën e Madhe të Fierit, ku një automjet tip "Ford" ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta. Si pasojë e përplasjes së fortë, është plagosur një i mitur, i cili ndodhej në sediljen e pasme të automjetit. Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Gjendja shëndetësore e të miturit pritet të mësohet pas përfundimit të ndërhyrjes mjekësore, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco