Kultivonin kanabis dhe e shisnin, shpallen në kërkim babë e bir në Kukës

Kultivonin kanabis dhe e shisnin, shpallen në kërkim babë e bir në Kukës

11:00, 11/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një parcelë me 215 bimë kanabisi është zbuluar në fshatin Gështenjë të Kukësit, ndërsa në kërkim janë shpallur një 63-vjeçar dhe djali i tij 29-vjeçar, të dyshuar për kultivimin, përpunimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Bimët narkotike u konstatuan në vendin e quajtur “Zabeli i Madh”, në njësinë administrative Kalis, dhe u asgjësuan me djegie.

Gjatë kontrolleve në banesën e 63-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 3 kilogramë lëndë narkotike kanabis, e cila dyshohet se ishte përpunuar për t’u hedhur në treg.

Në vijim të hetimeve, bashkëshortja e 63-vjeçarit, 52 vjeçe, është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet për përfshirje në veprimtarinë e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Po ashtu, është proceduar penalisht edhe kryeplaku i fshatit Gështenjë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk ka përmbushur detyrimet ligjore për parandalimin dhe denoncimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Ndërkohë, vijojnë kërkimet për kapjen e babë e bir, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:


Kultivonin kanabis, e përpunonin dhe më pas e shisnin, shpallen në kërkim një 63-vjeçar dhe djali i tij.

Procedohet penalisht bashkëshortja e 63-vjeçarit, për prodhim dhe shitje të narkotikëve, si dhe kryeplaku i fshatit Gështenjë, për shpërdorim detyre.

Sekuestrohen 215 bimë kanabisi të kultivuara dhe rreth 3 kilogramë lëndë narkotike kanabis, që u gjetën në banesën e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Zabeli”.

Si rezultat i operacionit, në njësinë administrative Kalis, në territorin e fshatit Gështenjë, në vendin e quajtur “Zabeli i Madh”, u konstatuan të kultivuara 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie. Nga hetimet paraprake dyshohet se bimët janë kultivuar nga shtetasit F. R., 63 vjeç, dhe M. R., 29 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Gështenjë, të cilët u shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll edhe në banesën e shtetasit F. R., 63 vjeç. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 3 kilogramë lëndë narkotike kanabis. Në vijim, u procedua në gjendje të lirë bashkëshortja e 63-vjeçarit, shtetasja V. R., 52 vjeçe, për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Gjithashtu, u procedua penalisht edhe shtetasi S. R., me detyrë kryetar i fshatit Gështenjë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco