Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

23:47, 11/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk është hapur për qarkullimin e automjeteve.

Si pasojë e përplasjes, një grua ka mbetur e bllokuar brenda njërit prej mjeteve. Për nxjerrjen e saj është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, i cili e ka bërë të mundur lirimin e të lënduarës.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë dhe ekipet e urgjencës, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco