Mjeku: Alma është kuruar për ankth të lehtë, por kjo nuk e ka penguar të funksiononte si nënë apo bashkëshorte

10:48, 09/05/2024
A+ Aa A-

Mjeku neuropsikiatër Gjon Preçi para dy vitesh ka lëshuar recetë për Alma Arrazin për kurimin me ilaçe kundër depresionit. Mjeku pohon se ka patur njohje me bashkëshortin e saj dhe në asnjë moment nuk i ka shprehur se Alma ka probleme psikologjike.

Nga studioja e KAFE SHQETO në SYRI TV, Preçi u shpreh se Almën e ka vizituar një apo dy herë, por kurrë nuk e ka kuruar për probeme mendore.

“Nga bisedat me familajrët kam rikujtuar se ka pasur probeme emocionale si antkh dhe çrregullime emocionale, por nuk e pengonte atë të funksionte as si prind dhe as si bashkëshorte e as si person”, u shpreh mjeku.

Gjon Preçi: "Unë mendoj se sado probleme të personalitetit apo probleme të caktuara psikopatologjike, humbja në mënyrë aq tragjike e fëmijëve është diçka e tmerrshme, sado ai të jetë pa zemër apo shpirt, apo pa emocione.

Në rastin konkret unë kam njohje me personin në fjalë, e kam shprehur edhe herë të tjera pasi ai ka biznesin ngjitur me shtëpinë time dhe në komunitet ai ishte person i respektuar.

Por duhet të dimë diçka, njeriu është misterioz e tjetër fytyrë tregon në komunitet e tjetër në familje, jo veç në rastin konkret.

Ka raste të tjera që gratë kanë treguar raste konkrete të dhunës së vazhdueshme të përjetuar nga bashkëshortët e tyre, sidomos nën efektin e alkoolit apo veseve te tjera që i ka individi.

Unë Almën e kam vizituar një apo dy raste, por kurrë nuk e kam kuruar, nuk e kam thënë kurrë këtë.

Nga bisedat me familjarët kam rikujtuar se ka pasur probleme emocionale si ankth dhe çrregullime emocionale, por nuk e pengonte atë të funksionte as si prind, as si bashkëshorte, as si person"./ Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco