I shoqi akuzohet se vrau çiftin e të moshuarve, gruaja shpërthen në lot: Ç’të bëj unë tani, të vras veten?

12:56, 06/05/2024
A+ Aa A-

E shoqja e 69-vjeçarit Thoma Mastora, i cili akuzohet se dhunoi për vdekje çiftin e të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç, në fshatin Bodrishtë të Dropullit, ka shpërthyer në lot para gazetarëve.

E moshuara e tronditur është shprehur se i shoqi mori në qafë dy pleq, duke shtuar se “le të vinte të shkarkonte tek unë, më mira mua, jo botën”, teksa ka shpërthyer në lot.

Eftiqia Mastora u shpreh se pas arrestimit nuk e ka takuar bashkëshortin e saj dhe deklaroi se ai s’ka më punë.

Gjithashtu tregoi se i shoqi kishte marrë një kredi bankare pa dijeninë e saj dhe se këtë fakt e kishte marrë vesh nga policia.

Eftiqia Mastora: Le të shkarkonte tek unë, u zu andej, të vinte t’i shkarkonte tek unë, siç bënte sa herë. Më mirë mua, jo botën. Çfarë i mungonte atij, i munguan ilaçet atij?

Pse të marrë kredi pa më pyetur mua. Çfarë faji kam unë tani, çfarë të bëj, të vras veten? Është mëkat, çfarë të bëj. Nuk mendoi as për mua, as për djalin. Ku kam unë fuqi? Ku të mbytem?

Kërkoj ndjesë, nuk kam çfarë të them. Unë nuk jam e zonja të vras një gjë që më del rrugë, jo të bëj atë punë. Nuk kam çfarë të bëj më, më thoni dhe juve çfarë të bëj? Më mbaroi…..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco